Arlind Qori, pedagog e nisi si aktivist me Organizatën Politike qysh më 21 janar 2011, duke qenë pjesë e protestave të tjeta më pas, si ajo për moslejimin e armëve kimike, e studentëve etj. Në 2022, në ditën që u themelua si parti Lëvizja Bashkë,ai u zgjodh kryetar i saj. Kjo është beteja e dytë elektorale e kësaj partie. E para, në 2023 ku garoi për kryebashkiak të Tiranës, surprizoi duke u renditur i treti me rreth 14 mije vota, ku mori një anëtar të Këshillit Bashkiak. Cilat janë pritshmëritë e Arlind Qorit për 11 majin?