Këngëtarja e njohur kosovare Nita Latifi, ishte sot e ftuar në programin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, për të promovuar projektin e saj më të ri “Tequila”. E ndërsa të gjithë e shohim këngëtaren në klip duke kthyer shishen e tequila-s me fund , çuditërisht marrëdhëniet e saj me alkool-in nuk janë ashtu siç duken. Nita pranoi në studio se gjatë xhirimeve të videoklipit ka pirë vetëm dy gota tequila dhe pjesa tjetër është e mbushur me ujë. “Nuk doja të rrezikoja realizimin e klipit” , ka shtuar më tej këngëtarja 26 vjeçare.