Prej muaj ka filluar prishja totale e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërsa aktualisht është duke u punuar me ritme të shpejta për ndërtimin aty të stadiumit të ri kombëtar. Tashmë thuajse nuk ka mbetur asgjë nga stadiumi legjendar, i cili ka pritur me qindra ndeshje të kombëtares sonë e me mijëra të kampionatit shqiptar.