Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Edi Hallaçi, Albatros Rexhaj, Rizarta Hoxha. Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore të javës. Lufta e yjeve, misioni Artemis 2, teoritë konspirative rreth misionit në Hënë. Cili është qëllimi i këtij misioni, a mund të jetojë njeriu në Hënë? Pse amerika po nxiton për tu rikthuer në Hënë, po Kina në çfarë pozicioni është. Negociatat për paqen dështuan, cilët janë skenarët e luftës në Iran. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.