Një grua ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur të dielën në mbrëmje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin ku ata ndodheshin. Ngjarja që tronditi zonën ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedent të theksuar kriminal. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj