“Galeri” një rubrikë e cila përcjell përmes fotove rrugëtimin në jetë të disa prej personazheve qe kanë lënë gjurmë në Shqipëri me historitë apo karrierën e tyre. Nostalgji, emocione dhe eksperienca të përcjella në mënyrë speciale. Këtë javë vjen mes fotosh rrëfimi unik i Zamira Kitës, flet për jetën, Korçën dhe teatrin. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.