Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165. Masat e rrepta parandaluese duket kanë nisur të japin efekt. Janë shmangur radhët nëpër supermarkete, dyndja në mjetet e transportit publik e njerëzit respektojnë distancën e sigurisë dhe masat e tjera vetjake. Përpos kësaj, autoritetet vendosën të angazhonin ushtrinë për të garantuar zbatimin e masave qeveritare.