Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ka denoncuar për një tentativë për helmimin e klientit të tij në burgun e Reçit në datën 10 prill. Kujtojmë se Izet Haxhia është i vetmi person i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Përmes një deklarate, ai u shpreh se tentativa për helmimin e tij u bë përmes një pakoje me “ilaçe” që kishte mbërritur në dhomën e izolimit ku Haxhia ndodhej. Gazetare: Luçiana Hulej