Propozimet për martesë nëpër koncertet e artistëve botërorë tashmë janë shndërruar në një trend dhe mesa duket, pjesë e këtij trendi janë bërë edhe dy të rinj Shqiptar në koncertin e fundit të Alban Skënderajt. Ka qenë artisti i njohur, ai që ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet një djalë teksa i ulet në gjunjë të dashurës së tij, duke e propozuar për martesë. Nën tingujt e këngës së njohur të dashurisë “Unë dhe Ti”, vajza shihet tepër e lumtur teksa e puth dhe sigurisht që mes emocioneve ajo ka thënë “po”. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj