Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj Ridvan Ibraimit, kryetarit të komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave maqedonase, personi që dyshohet se ka shtënë me armë është i njohur për policinë dhe i përfshirë edhe më parë në botën e krimit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Nga atentati me kallashnikov ka shpëtuar kryetari i komunës, por janë plagosur dy personat që ishin pranë tij, shoferi dhe një nëpunës i komunës. Gazetar: Orest Floku