‘Ishallah jemi gjallë!’ Ish-ushtarakët përfundojnë “pensioni” që i paguajnë shtetit në 2035-ën! – Fiks Fare
22/04/2024 20:45

Dhjetëra ish-ushtarakë në qarkun e Fierit u ankuan në redaksinë e “Fiks Fare” se po iu mbahet pensioni për vite me radhë. Ata pohojnë se kanë dalë dhjetëra akte ligjore dhe nënligjore për të përfituar statusin e ushtarakut. “Unë kam dalë në rezerve në vitet ’90. Pasi dola mora pension të parakohshëm si ish-ushtarak në bazë të statusit. U pagova për vite me radhë dhe, para disa vitesh, dosja ime u rishikua dhe rezultoi se m’a kishin dhënë pensionin e parakohshëm në mënyrë të padrejtë. Tani, nga viti 2013 deri në këto ditë, mua më mbahet një shumë prej 4 mijë lekësh nga pensioni çdo muaj. Me këto ritme, unë e shlyej borxhin në vitin 2031. Shpresoj të jem gjallë” pohon Llaqi Pine, ish-ushtarak. Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare bashkë me denoncuesin Llaqi Pine shkuan në Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Fier. Instituti pranon se gabimet e përllogaritjes janë bërë kohë më para. Më tej sqarojnë se, kanë dalë disa VKM për këtë kategori. Fillimisht, qeveria kishte përcaktuar se, ish – ushtarakët që kishin marrë tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501, nuk përfitonin pension të parakohshëm si ushtarak. Por, ky përjashtim u hoq në vitin 2019. Vendimi përcakton se, ish-ushtarakët nuk e kanë kusht nëse kanë përfituar ose jo tokë bujqësore. Në bazë të këtij vendimi, ata përfitojnë pension të parakohshëm në bazë të statusit të ushtarakut, edhe pse kanë marrë tokë! Sigurimet Shoqërore pohojnë se ky vendim prek vetëm ish ushtarakët që kanë marrë pension të parakohshëm. Jo ata ish ushtarakë që, në momentin e daljes së këtij vendimi, kanë qenë në pension pleqërie. Vendimi s’ka fuqi prapavepruese, duke lënë jashtë 36 ish-ushtarakët që u ankuan në Fiks Fare.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Prill 2026
03/04 21:01
Monitorime/ Çfarë fshehin brenda çantës femrat? Diçka që nuk duhet të mungojë kurrë
03/04 21:00
Rruga e frikës në Torovicë! Shkëmbinjtë kërcënojnë jetën e banorëve, Fiksi zgjidh problemin – Fiks Fare
03/04 20:45
Zbërthehen beratasit! Pse u thonë ‘mistreca’ dhe ç’është ‘ngordhi dhia në Velabisht’?! – Fiks Fare
03/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Prill 2026
02/04 21:01
Monitorime/ Sherr në studio, Albatros do i çojë Burimit kokrrat e … – Fiks Fare
02/04 21:00
24 vjet pa kanalizime! Banorët në Ravonik ‘Po mbytemi nga fekalet!’ – Fiks Fare
02/04 20:45
Nëse Amerika largohet nga NATO, kush do të na mbrojë? – Fiks Fare
02/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 1 Prill 2026
01/04 21:01
Monitorime/ Janë ‘Plakat’, ‘Qafsha plakën’ apo ‘Të martofsha plakën’?! – Fiks Fare
01/04 21:00
Skandal me pronat/ Eksperti ‘zhduk’ 100 m² nga ekspertiza, mjaftohet me “Lapus” – Fiks Fare
01/04 20:45
Qytetarët protestojnë për hallet e tyre apo për rikthimin e Berishës në pushtet? – Fiks Fare
01/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 31 Mars 2026
31/03 20:50
Realitet i dhimbshëm/ Qytetarët shpërthejnë me video për rrugët, HEC-et dhe ujin e pijshëm! – Fiks Fare
31/03 20:45
‘Vezë e domate kundër Ramës!’ Vetëm me dhunë do të fitojë Berisha? – Fiks Fare
31/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 30 Mars 2026
30/03 21:01
Monitorime/ Kujdes! Laptopi në prehër dëmton testikujt e meshkujve – Fiks Fare
30/03 21:00
7 muaj pa përgjigje për pensionin, ISSH lëviz vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare!
30/03 20:45
Çfarë do ndodhte nëse Rama dhe Berisha ndërronin drejtimin e partive? – Fiks Fare
30/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01