Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku 38-vjeçari Fatjon Dervishi është ekzekutuar në Katund të Sukthit, pranë shinave të trenit. Viktima është banor i zonës, ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat. Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi. Gazetare: Luçiana Hulej