Burokracitë mes Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave kanë vonuar disa muaj dhënien e pagave kalimtare të gardianëve që kanë lënë punën. Ndërkohë, edhe të dënuarit e punësuar s’kanë marrë pagat (marin 25 % të pagës minimale, rreth 10 mijë lekë). Ditën që Fiksi shkoi në Drejtorinë e Burgjeve, më 14 nëntor 2024, filloi shpërndarja e parave. Ish-gardianët që kanë lënë punën sipas ligjit në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj. Kjo quhet paga kalimtare. Disa prej tyre prej 5 muajsh nuk e kanë marrë e disa prej dy muajsh. Po ashtu edhe 400 të dënuar të cilët janë punësuar në burgje nuk e kanë marrë akoma pagën e tyre. Fiksi u interesua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ku u njoftua se fondi prej 28 milion lekësh për këto shpenzime shtesë ishte akorduar dhe si të dënuarve ashtu edhe ish- gardianeve do u shpërndahej menjëhere.