Irisi dhe Petro përballen sot në studio dhe kjo është mundësia e tyre e fundit për t'u pajtuar... Petro nuk resht së kërkuari llogari Irisit për Donaton. Sipas tij, interesi i Irisit për Donaton është shumë më i madh se sa për të; nga ana tjetër Irisi ngulmon se Petro po ngatërron pëlqimin me interesin. Para takimit në studio të Edës dhe Albit, Ilda kërkon një përqafim nga Petro, a do ta pranojë ky i fundit?