Lamë pas një Prime gjatë të cilit ndodhi një ngjarje e paprecedentë; rikujtojmë se Ilda e refuzoi Petron, nuk u deklarua për të dhe ky i fundit nuk e priti aspak mirë, aq sa u çua në mes të studios dhe shpërtheu në 'sulme' të njëpasnjëshme kundrejt saj. Jozefina nga ana tjetër, konkurrentja e re, i shprehu Petros dëshirën që mos ta linte programin (siç edhe rregullat e parashikojnë në të tilla situata) dhe sot, ajo e mban përfundimisht konkurrentin në program. Por kjo, ka shkaktuar një debat të fortë në studio, pjesë e të cilit janë bërë disa persona... Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi