Bizneset dhe banorët e pazarit të Gjirokastrës e kishin pritur prej vitesh sistemimin e kanalizimeve nëntokësore që po vijojnë tashmë qe prej vitit të kaluar në qendrën historike. Por ata thonë se projekti që po rikualifikon pazarin, nuk mundësoi asnjë zgjidhje alternative për normalitetin e jetës në këtë pjesë të qytetit.