Fondi i Zhvillimit të Katarit do të investojë në Tiranë plot 5 milionë dollarë për rindërtimin, me fokus shkollat dhe kopshtet, kontribut i Katarit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Drejtori i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Al Kuwari, pasi ka firmosur në Kryeministri marrëveshjen e grantit që i hap rrugë këtyre investimeve, zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.