Zëvëndësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu, analizoi në Top Talk Economy performancën e sektorit të energjisë në vendin tonë. Ai u ndal tek ulja e çmimit të energjisë për familjarët, përfshirë projektet e mëdha të energjisë në Shqipëri, sa gati jemi për eksport. Ndër të tjera u diskutua edhe rritja e çmimit për pikat e karikimit. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni