Invalidët kanë bllokuar dyert e Këshillit Bashkiak të Korçës për shkak se ende nuk kanë marrë pagesat. Prej mëse tre muajsh ata vijojnë të mbesin pa bukë dhe ilaçe ndërkohë që edhe pse ministri i Financave deklaroi se ata do t'i merrnin pensionet e tyre duket se nuk kanë në duar ende asgjë.