Përdorimi I celularit nga drejtuesit e mjeteve në ecje është një problematikë tepër shqetësuese në zona të ndryshme të Tiranës. E folura në celular, dërgimi dhe marrja e sms-ve apo lundrimi në rrjetete sociale bën që shoferët të humbasin vëmendjen dhe të shkaktohet aksidente rrugore. "Shqipëria Live" ka bërë një vëzhgim në terren, ku është vënë re se shoferet i përdorin së tepërmi aparatet celularë, qoftë për të folur, apo për të dërguar dhe marrë mesazhe. Në shumicën e rasteve, drejtuesit e mjeteve e mbajnë celularin poshtë kroskotit dhe ulin kokën që të mos pikasen nga policia, çka e bën përdorimin e celularit edhe më të rrezikshëm. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj