Infrastruktura e Ujit të Pijshëm, Rama: 128 kantiere të hapura në vend
17/11/2020 12:22

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me gazetarët që po mbahet ditën e sotme tha se janë 128 kantiere të hapura në vend, të cilat do të garantojnë 24 orë ujë të pijshëm në 52 zona urbane të vendit në vitin 2021. Rama ka theksuar se për vitin 2021 janë investuar 52 milionë euro, ndërsa të huaja 46 milionë euro, duke zëvendësuar ato të degraduara. “70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë. Vihet re që rrjetet e trashëguara janë të ndërtuara në vitet 60-70, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë për të gjithë popullsinë. 25 vjet pas rënies së komunizmit kemi filluar të kemi një sistem furnizimi me ujë. Duhet të shkojmë më tutje, drejt radikalizmi. Investimet janë 514 milionë euro, ku 202 mln janë nga shteti dhe pjesa tjetër janë të huaja. Vetëm në rrjetin e ujësjellësit është investuar 44 mln euro dhe 30 mln nga financimet e huaja. Në vitin 2021 janë investuar 52 mln euro, ndërsa të huaja 46 euro, sa i përket ujësjellësve nga trashëgimia nuk ka vetëm se rrjete të degraduara. Ka 23 zona urbane me 24 orë furnizim me ujë nga Bilishti në Tropojë. Deri në vitin 2021 furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë. Ndryshimi është i ndjeshëm kudo tërësisht i pamjaftueshëm me objektivin dhe në raport me kërkesën e të gjithë popullatës dhe për këtë arsye është themelore që të vazhdojmë punën për të plotësuar të gjitha kornizat e prioriteteve të vendosura që në krye të herës. 128 kantiere janë në punë tani që flasim, pavarësisht gjithë vështirësive ekstra që na është dashur që të përballojmë, tërmetit dhe flamës që ka prekur gjithë botën. Ekonomia shqiptare duhet të rritet, duhet të vazhdojmë të investojmë fuqishëm dhe këto nuk janë qëllim më vete dhe nuk janë vetëm mundësi punësimi të ardhurash, duke filluar nga rrugët tek shtëpitë që rindërtohen por janë burime ekonomike të reja të familjeve dhe për të ardhmen e vendit”, tha Rama.

Top Channel/ “Po vjen cunami për bashkitë”! Demo: PS dhe PD të bien dakord për territorialen
17/03 15:16
Top Channel/ Berisha injoron “nenin Basha” dhe rikandidon për PD, fokus akuzat ndaj Ramës
17/03 15:14
Top Channel/ PD nuk heq “nenin Basha” nga statuti, Berisha shpall rikandidimin për kryetar
17/03 14:11
Top Channel/ Seancë plenare pa opozitën, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
17/03 14:05
Top Channel/ A do ndryshohet neni “Basha”? Berisha: Nuk ka pse, neni flet për zgjedhje, jo farsë
17/03 13:36
Top Channel/ A do merrni pjesë në zgjedhjet për kryetar partie? Ja si përgjigjet Berisha
17/03 13:36
Top Channel/ “Mbrojtja me imunitet i vjedhjeve është interpretimi i Ramës”, Berisha: Nuk është…
17/03 13:36
Top Channel/ Shqipëria: Irani sponsor terrorizmi! Kuvendi voton rezolutën. PD bojkotoi
17/03 12:02
Top Channel/Me 79 vota pro, miratohet projekt rezoluta për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit
17/03 10:50
Top Channel/“Rezolutë servile”, Kapri në Kuvend: Qëllimi është të shpëtohet fati politik i Edi Ramës
17/03 10:48
Top Channel/ “Keqardhje për opozitën që mungon”, Balla: Duan të bëjnë tjetër protesta pakrye
17/03 10:46
Top Channel/ Rezoluta për shpalljen e Iranit shtet terrorist, Balla: Kemi qenë viktimë e regjimit
17/03 10:32
Top News – Dy nismat e PS kundër Iranit. PD nuk merr pjesë në seancën plenare të Kuvendit
16/03 19:00
Top Channel/ Berisha flet për revoltë në 22 mars, çfarë do ndodhë të dielën në protestën e PD?
16/03 15:17
Top Channel/ Më 23 maj votohet kryetari i PD, Berisha sulmon Gonzaton: Sillet si ambasador i Ramës
16/03 15:15
Top Channel/ Berisha sulmon Ambasadorin e BE: Ja si mashtroi për çekun 9 miliardë USD të Trump
16/03 14:13
Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03 18:58
Top News – Politika uron Ditën e Verës. Begaj e Rama mesazh, Berisha ndalet në Elbasan
14/03 12:51
Top Channel/ Berisha në Elbasan për Ditën e Verës: Festën tjetër, të keqen t’ia kemi lënë dimrit
14/03 12:39
Top Channel/ Berisha shkon në Elbasan në Ditën e Verës: Të keqen ia lanë dimrit dhe Ramës
14/03 12:21
DIGITALB DIGITALB