Teksa Shkodra numëron 11 raste të reja me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit, mësohet se ka rezultuar pozitive edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi. Gazetari i Top Channel-it, Klodian Zhivani, gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 12:00 deklaroi se Koliqi është në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se nënkryetarja e ka bërë testin një ditë më parë dhe pas përgjigjes së marrë ajo ndodhet aktualisht e karantinuar në banesë. Por nënkryetarja nuk është e vetmja. Një tjetër rast nga bashkia e qytetit gjendet mes 11 të infektuarve, saktësisht një punonjëse në sektorin e shërbimeve publike.