Ishte e ftuar në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, por sapo nisi fjalimin, deputetja Rudina Hajdari u ndërpre nga një i ri, anëtar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike të qytetit, i cili e akuzoi si bashkëpunëtore te kryeministrit Edi Rama.