Në kuadër të shmangies së incidenteve me mjetet lundruese në det, këtë vit janë shtuar masa për sigurinë në plazhe. Policia detare ka kryer herë pas herë një sërë aksionesh nga ku janë sekuestruar motomjete të cilat kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Jo më larg se dje në plazhin e shëngjinit u sekuestruan 8 Jet Ski të cilat u kapën me shkelje.