Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u la ditën e shtunë në burg nga Gjykata e Posaçme. Ky vendim u mor nga GJKKO, pavarësisht se Beqaj mohoi akuzat për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian teksa drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) dhe ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh në këmbim të lirisë me kusht.