Trajtimi i rasteve të rënda me coronavirus është bërë një barrë e rëndë financiare për familjarët e pacientëve. E.M nga rrethi i Prizrenit, tregon se babi i tij tash e shtatë javë është duke marrë trajtimin në Spitalin e Prizrenit, për çka ka shpenzuar rreth 4 mijë euro për ilaçe.