Prej më shumë se dy orësh IKMT po vijon me shembjen e disa objekteve në zonën e Unazës së Re, që i përkasin lotit të dytë. Në vend ka forca të shumta të policisë, mes tyre, policia bashkiake, e Rendit, Shqiponjat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Deri në këto momente nuk janë shënuar incidente mes banoreve dhe policisë.