Largimi i mjekëve drejt perëndimit po i jep pasojat e para në tregun kosovar. Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës rrezikon të mbetët pa gjinekolog, si rezultat i mungesës së kuadrove profesionale. Komuna ka hapur konkurs për gjinekolog në muajin janar, megjithëkëtë asnjë person nuk ka aplikuar. Bytyçi ka paralajmëruar rihapjen e konkursit, por edhe mos pranimin e pacienteve deri në zgjidhje të situatës.