Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duhej të ishte treguar më i drejtpërdrejt në lidhje me çështjen çame në vizitën e tij zyrtare në Greqi. I ftuar në emisionin “Top Show”, Idrizi, që është partner koalicioni me LSI-në, thotë se Meta obligohet nga rezoluta për çështjen çame që të bëjë më shumë.