Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 32 vjeçarit Lear Kurti. Disa pamje filmike kanë hedhur poshtë deklaratat zyrtare të policisë për momentin e arrestimit të Learit. Në media qarkullojnë pamje filmike në çastet e fundit të Learit. Si fillim 32 vjeçari shfaqet duke kaluar në afërsi të zonës së Don Boskos teksa bisedon në telefon, ndërsa në komunikatën zyrtare të policisë deklarohet se ai është ndaluar teksa po qendronte përpara një bisnesi. Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Moderatore: Erjona Rusi Autore: Eralda Kenaj