Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK, duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO që i caktoi masën detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji. Kreu i PD qëndroi pak minuta në ambientet e brendshme të institucionit ligjzbatues dhe në dalje foli për mediat duke sulmuar direkt kreun e SPAK, Altin Dumani.