Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 50-vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën apartamentit të tij në një pallat 5-katësh në lagjen “Zinxhira”. Banorët tregojnë se prej muajsh kishin bërë ankesa në polici dhe në shërbimet sociale për gjendjen e tij, por sipas tyre, askush nuk mori masa. Ai jetonte i vetëm pas humbjes së nënës dhe nuk merrte më mjekimin e duhur. Shërbimi social pranon se ishte në dijeni të rastit, por deklaron: “Nuk kemi ku ta çojmë”.Ndërkohë, policia thotë se kishte vetëm ankesa për zhurmë dhe jo kallëzime penale.