Një aksident i rëndë u mori jetën 3 personave në afërsi të Prizrenit. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën. Tre të rinj, Molos Delija, Lordi Syla e Nue Bibaj nga Gjakova, të tre të moshës rreth 20-vjeçare humbën tragjikisht jetën dhe tre të tjerë u plagosën rreth orës 23:30 të së shtunës në afërsi të Prizrenit. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj