Propozimet për martesë nëpër koncertet e artistëve botërorë tashmë janë shndërruar në një trend dhe mesa duket, pjesë e këtij trendi janë bërë edhe dy të rinj Shqiptar në koncertin e fundit të Alban Skënderajt. Ka qenë artisti i njohur, ai që ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet një djalë teksa i ulet në gjunjë të dashurës së tij, duke e propozuar për martesë. Nën tingujt e këngës së njohur të dashurisë “Unë dhe Ti”, vajza shihet tepër e lumtur teksa e puth dhe sigurisht që mes emocioneve ajo ka thënë “po”. Gazetare: Luçiana Hulej