Galeri Info Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio Laert Vasili. Pas eksperiences në shtëpinë e Big Brother Vip Laert Vasili prek disa etapa të jetës së tij. Femijëria në Sarandë raporti me babain. Si e la futbollin për tu futur në rrugën e artit. Raporti me mamanë që u bë një personazh pas daljes së Laertit nga shtëpia. Një intervistë e cila sjell disa kuriozitete nga jeta e aktorit mes greqisë dhe Shqipërisë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.