Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ku vëllai ka tentuar të përdhunojë motrën e tij. Sipas policisë, 26-vjeçari Jurgen Harizaj ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij 16-vjeçare. Sipas burimeve, incidenti i rëndë ndodhi në lagjen “Liri Gero”, ndërsa i riu gjendet aktualisht në paraburgimin e qytetit të Fierit. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj