Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një shtetas i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe të armëmbajtjes pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë në rrugën “Sami Frashëri” kapën shtetasin K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.