Histori komunikimi me shpirtra e engjëj kanë intriguar gjithmonë njerëzimin. Olta Canka përkthyese dhe artiste ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me rrëfimin e saj të rrallë ku tregon se ka jetuar edhe jetë të tjera tokësore. Ajo befason kur thotë se ka qenë në trup mashkulli me lëkurë ngjyre blu, specie që për koincidencë ka ngjashmëri të mahnitshme me personazhet e filmit të famshëm “Avatar”, banorë të një hëne ekstraplanetare. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj