I dënuari i përjetshëm Ilir Gjergo, mosha 41 vjeç, i cili prej dy dekadash po vuan dënimin kapital ne një burg te sigurisë se lartë ka kallëzuar ne prokurorinë e posacme, SPAK, ish anëtarë te Gjykatës se Lartë dhe ish prokurorë. Gjergo thotë ne kallëzim se ne kohën kur çështje e tij ishte ne statusin nën gjykim, ai ishte dënuar gjashtë muaj përpara se te dilte data e gjykimit. Gjergo kërkon vëmendjen e prokurorit te përgjithshëm dhe organeve te vettingut pasi sipas tij gjyqtare e prokurore e hetuan pa prova.