Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e dielë pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur vetëm 13 vjeç. I riu nga fshati Hodonisht i Pogradecit, nëpërmjet rrjeteve sociale ishte njohur me 13 vjeçaren dhe bisedonin shpesh në telefon. Pasi e mitura kishte postuar një foto me djalin në rrjetet sociale, familja e saj u alarmua. Kur zbuluan se djali ishte 27 vjeç, menjëherë kanë shkuar në polici për ta denoncuar. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj