Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta. Ajo është 17 vjeç dhe është nga Shqipëria. Familja e saj ka emigruar drejtë Italisë rreth 30 vite më parë dhe Samantha ka lindur dhe është rritur në Itali duke u kthyer në një nxënëse shembullore. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj