Partitë e koalicionit nuk po pajtohen me paralajmërimet e përfaqësuesit e BE-së se dialogu që do të mbahet të enjten do të jetë teknik në nivel ekspertësh. Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e partive politike, me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti, Nisma Socialdemokrate ka kundërshtuar një ide të tillë. Madje, sipas tyre Hoti u ka premtuar se nuk do të lejojë rrëshqitjen e dialogut në nivel teknik që sipas tyre vetëm sa do ta zvarriste procesin.