Një Shqipëri e pafat, e cila ndëshkohet vetëm 90 sekonda nga vërshëllima e fundit me Portugalinë, e për më tepër kur kishim goditur edhe traversën me anë të Cikalleshit. Ishte një gol i Miguel Velosos me kokë, pas ekzekutimit të goditjes së këndit në minutën e 92-të, nga 3 shtesë të akorduara, ai që “gjunjëzon” për herë të parë kuqezinjtë në këtë fushatë kualifikuesesh për në Euro 2016.