Leutrim Gërvalla aktualisht 33 vjeç është këngëtar i verbër nga Deçani. Pasioni për muzikën ka lindur që kur ka qenë i vogël. Performanca e tij e parë ka qënë me këngëtaren Parashevi Simakun në vitin 2000 pas luftës në pallatin e sportit Pejë ku kanë performuar këngën “Fustanin që ta solla mbrëmë" për të ky është një nga momentet më të bukura në kujtesën e tij si fëmijë. Shkollen fillore e ka kryer në shkollën e të verbërve në Pejë pas asaj gjimnazin e ka kryer në shkollë publike ku është përkrahur shumë nga familja dhe shoqeria e tij. Gazetar: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj