Raphael Dwamena humbi jetën pasi ra pa ndjenja në fushën e lojës më 11 nëntor në supersfidën Egnatia-Partizani. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Kavajës, por mbërriti pa parametra jetësor. Për tifozët ishte një ndeshje për t’u shijuar, në fushë zbritën ekipet që kryesojnë elitën e futbollit shqiptar, por minuta e 24-t e ndeshjes kthehet në tragjedi. Raphael Dwamena, golashënuesi më i mirë i kampionatit bie pa ndjenja në fushë dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur të gjallë, zemra e tij ndalon. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj