Partitë e ardhshme opozitare zor se do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente. Në takimet e mbajtura gjatë së hënës, me kreun e LVV-së, Albin Kurti e Osmanin, kreu i PDK-së tha se kjo varet nga qëndrimet që Kurti dhe Osmanit mbajnë për dhjetë temat që i kanë shtruar në takim. Pika e parë që Hoxhaj tha ta ketë theksuar ishte distancimi i Kurtit nga “dhuna” e LVV-së kur PDK zgjodhi Hashim Thaçin për president më 2016.