Për herë të parë në historinë e shtetësisë së Kosovës një kryeministër detyrën nuk mori nga paraardhësi i tij. I pari i shtetit, Avdullah Hoti mëngjesin e së enjtes u nis drejt Qeverisë për ta filluar punën në krye të ekzekutivit ku u prit me ceremoni zyrtare nga Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Por, dorëzim pranimin e detyrës nuk e mori nga ish kryeministri, Albin Kurti, por sekretari i përgjithshëm , Fitim Krasniqi. Në mbledhjen e parë ceremoniale me kabinetin e ri, Hoti tha se beson në programin qeverisës dhe kabinetin e tij.