Horror në Fier, dhunohen varret e dy të rinjve, familjarët: S’e dimë a janë brenda! – Fiks Fare
08/02/2024 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Asqeri Ristani. Ai tha se në këto varreza ka të varrosur vajzën e tij që ndërroi jetë në gusht 2023 si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ishte 29 vjeçe dhe ka lënë një fëmijë të mitur pas. “Para 10 ditësh më lajmëruan se varri ishte hapur. Erdha në varreza dhe kam parë që dheu kishte lëvizur. Ishte lëvizur gjysma e dheut nga pjesa e kokës. Afër ishte edhe një çarçaf që të mos linin gjurmë me dhe'. Nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë, për ta vjedhur apo për diçka tjetër. Nuk e di nëse është brenda vajza apo jo. Ku nuk na shkon mendja" thotë Asqeriu. Më tej pohon se në të njëjta varreza është hapur edhe varri i një të riu. Atë e kishin lënë hapur. Kishte plastmas dhe çarçaf afër varrit. “Nuk e di nëse ajo familje e ka denoncuar apo mbyllur, por di të them se unë kam lajmëruar policinë. Erdhi inspektori zonës dhe më dha një letër të bardhë që të firmosja. Nuk pranova se do ma mbyllnin çështjen, jo kanë ardhur kafshë të egra. Ku ka kafshë këtu në fushë? Me çarçafë dhe të hapnin varret" pohon Asqeriu. Ai shton se punonjësit e varrezave e kanë parë këtë dhe kanë lajmëruar policinë dhe familjarët. "Unë dua të di nëse është apo jo vajza ime atje brenda" përfundon ai.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
DIGITALB DIGITALB