Pak kohë më parë u nda nga jeta, në moshën 57- vjeçare, përkthyesi dhe studiuesi Adrian Beshaj. Një emër i njohur dhe bashkëpunëtor i pothuaj të gjithë komunitetit të botuesve, Beshaj ka meritën që solli në një shqipe të bukur dhe të pastër kryevepra të letërsisë botërore. -Një jetë në shërbim të sigurisë publike- Adriatik Ago- Libri është një udhëtim në jetën dhe karrierën profesionale të autorit në strukturat e ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit. Libri ka një strukturë të thjeshtë duke u munduar të sjellë ngjarje nga jeta me një gjuhë të pasur dhe profesionale. Qëllimi i autorit është të japë një tablo për konceptet e kohës mbi sigurinë publike si dhe të tregojë përpjekjet për të përmbushur këtë mision gjithnjë në interes të publikut dhe forcimit të pavarësisë dhe integritetit të vendit. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA