Holanda ruan skepticizmin lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë duke kërkuar përparim në kushtet e vëna. Qeveria holandaze nuk e ka ende një vendim final për uljen në tryezën e parë qeveritare të Shqipërisë me BE-në. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, ajo kërkon përparim të mëtejshëm. Qeveria e Holandës nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale nË Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Një here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Këshillit Europian të jenë përmbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Ndërqeveritare. Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.